Telecom Albania nuk ofron shërbim dhe mbulim në shumë zona të Shqipërisë
Kompanitë celulare po na vjedhin çdo ditë. Është bërë e përditshme tashmë të dëgjojmë qytetarë të ndryshëm të cilët ankohen për tarifat stratosferike dhe ofertat mashtruese të kompanive të telefonisë celulare në vendin tonë. Por pafuqisë së abonentëve për të sfiduar kompanitë e fuqishme të telefonisë, përsa kohë mes tyre nuk ka konkurrencë, por nën rrogoz ia kanë dalë të lidhin një pakt të pazgjidhshëm në kurriz të qytetarëve, duke ndarë fitimet e majme, i shtohet edhe indiferenca e shtetit, i cili në fakt është i blerë nga këto oligopole që veprojnë prej vitesh në tregun shqiptar.
Telecom Albania ka produkte qe të mashtron në fillim pastaj të thotë ” vetë e ke firmosur kontratën zoteri” Edhe pse nuk të ofrojnë shërbim, përgjigjen në një mënyrë jokorrekte pa të ofruar një zgjidhje. I bën ankesë zyrtare ” Nuk ofroni shërbim, nuk mbuloni fare zona të Shqipërisë me sherbimin telefonik, pasi për internet as që bëhet fjalë, prandaj unë dua ti mbyll numrat me kontratë sepse nuk mund ti mbaj numra pa mu ofruar sherbimi i duhur. E kane pergjigjen ne maje te gjuhes duke u justifikuar se “ke firmosur kontratën, prandaj do presësh sa të mbarojë dhe pastaj je i lirë të zgjedhësh”. Ateherë hajdutëve u duhet treguar në gjykatë se kontrata e dyanshme dhe së pari duhet te ofroje sherbim.Në të tilla raste gjykata duhet te mbroje mijëra abonente që vidhen e poshtërohen në mënyrë skandaloze nga kompanitë si TELECOM ALBANIA.
P. s. janë te lutur abonentët e Telecom Albania që të na shkruajnë dhe denoncojnë rastet e vjedhjeve dhe abuzimeve me këtë kompani dhe të tjerat.
Jeni të deryruar që edhe për pak kohë sapo të kemi nje numer tjetër për informacion , ti dërgoni në whp: 068 66 9 0000
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



