E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Telefonata/ Ditën që u zhduk i riu laçian la takim në Nikël, çfarë ndodhi
Publik News

Telefonata/ Ditën që u zhduk i riu laçian la takim në Nikël, çfarë ndodhi

Të tjera detaje zbulohen për zhdukjen e 34-vjeçarit nga Laçi. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Keisi Elion Hysa kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri.

34-vjeçari Hysa rezulton edhe me dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.

Pas denoncimit nga i ati për zhdukjen, Policia e Kurbinit ka nisur hetimet dhe ka kontaktuar me personin me të cilin Keisi Elion Hysa kishte lënë takim. Personi në fjalë ka pohuar se kishte lënë takim por se 34-vjeçari nuk kishte ardhur dhe nuk ishin takuar.

Hysa sipas policisë, rezulton person i shpallur në kërkim pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për vrasje dhe armëmbajtje pa leje për një ngjarje të ndodhur në Sarandë tre vite më parë. Ndërkaq familja ka ngritur dyshime se ai edhe mund të jetë vrarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.