E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Televizioni i Dritan Hoxhës si ”top” për vëmendjen që do të heqë nga skandalet Edi Rama
Lajme

Televizioni i Dritan Hoxhës si ”top” për vëmendjen që do të heqë nga skandalet Edi Rama

Kryeministri tek sa ka shpërndarë një lajm nga ky televizion shkruan se si mund të konsiderohet e pabesueshme një media kur gënjen kaq hapur.

Rama thotë se Top Channel gënjen kur thotë se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV.

Ky postim i Ramës vjen në kohën kur qeverisë së tij po i zbulohen skandale të njëpasnjëshme, çfarë të jep përshtypjen se kryeministri po tenton të përdorë median për të shpërqëndruar vëmendjen nga aktualiteti politik.

REAGIMI I RAMËS:

Kryeministri Rama ka sulmuar televizionin Top Channel. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama ka th

“HAHNI DHE KAZANI”
Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.

Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.

Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.

Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.