E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teliti i përgjigjet  Ahmetajt: Paratë që sot i çoni për PPP do i dërgojmë tek biznesi i ndershëm
Publik News

Teliti i përgjigjet Ahmetajt: Paratë që sot i çoni për PPP do i dërgojmë tek biznesi i ndershëm

Shefi i kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti i është përgjigjur reagimit të Ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili shprehu pakënaqësinë e tij për programin ekonomik të Partisë Demokratike.

Duke folur te emisioni ‘Kjo Javë;, Ahmetaj analizon disa prej premtimeve të demokratëve, ku tha se është flluskë boshe dhe falimenton shtetin.

Ndërkaq në postimin e tij, Teliti sqaroi skemën që do ndiqet për zbatimin e taksës së sheshtë.

Reagimi i plotë:

Pergjigje per Ahmetaj.

1. Me taksen e sheshte 9% mbi pagat te gjithe te punesuarit do te paguajne me pak sesa sot (13-23%), pasi ne do te ruajme FASHEN EKZISTUESE te perjashtimit te 30 mije lekshit te pare. Cdo biznes i madh me taksen e sheshte 9% mbi fitimin do kete me shume para per investime e hapje vendesh te reja pune (jo thjesht formalizime si keto 8 vite te zymta per ekonomine shqiptare).

2. Jemi PRO RINDERTIMIT, por KUNDRA ABUZIMIT, pasi nje grusht njerezish afer qeverise po marrin pa gare cdo tender.

3. Ne do t’i ulim ne 18% sigurimet shoqerore, do ulim edhe cmimi e karburantit, pasi parate qe sot i coni per PPP e per mobilime zyrash, ne do t’i cojme te biznesi i ndershem i ketij vendi.

Më heret Arben Ahmetaj kishte Deklaruar:

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i ftuar sot në emisionin “Kjo javë” komentoi programin ekonomik të prezantuar nga PD para pak ditësh.

Ai tha programi është një fluskë bosh që nëse realizohet falimenton shtetin, pasi shifrat nuk përputhen. Sipas Ahmetajt PD i ka bërë premtimet “për të hedhur grepi” dhe “kush ta kapi ta kapi”.

Pyetje: Çfarë ka të gabuar ky program, çfarë patë ju si të gabuar z.ministër?

Ahmetaj: E para, kur thonë taksa e sheshtë është shkatërruese. Taksa e sheshtë, ata e ndjekin, është pika më e dobët e tyre, shkatërruese, u rrëzon çdo lloj ideje për një drejtësi të mundshme fiskale sipas tyre. E dyta, e dëgjuat çfarë thanë?

Pyetje: 110 mijë vende pune të premtuara?

Ahmetaj: Më fal, ne kemi 283, gati 300 kemi bërë. 110 mijë vende pune duhet të detajoheshin atje për çdo sektor, por sigurisht që të gjitha ishin reklamime.

Pyetja: Po mirë përse nuk është e realizueshme, pse nuk janë të realizueshme këto?

Ahmetaj: Sepse nuk përputhen nga ana dëshirave, falimenton vendi. E di ti çfarë ndodh me pensionet sot, janë 470 milionë dollarë defiçit skema e pensioneve. Më fal se ju mora kohë, është flluskë, pra ata hedhin grepin thonë kush ta kapi le ta kapi nga qytetarët, po ka ndonjë budalla qe të na besojë lum si ne, po s’ka do themi po ne opozitë jemi themi ça themi është faji juaj që na besoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.