Drejtor Kacidhja ndau mijëra euro në Mediat Online, por nuk i shpëtoi gjykimit
Gjykata e Apelit : Dosja 5D zbulon korrupsionin në tenderin 420 Mijë Euro
Naim Noka
Skandali i radhës që përfshin Drejtor Kacidhjen, një emër tashmë i njohur për publikun shqiptar për lidhjet e tij të dyshimta dhe i besuari i Veliajt me tenderat e fryrë, ka marrë një tjetër kthesë dramatike.
Pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndikuar opinionin publik duke ndarë mijëra euro në mediat online, që të mos shkruanin për të në portale e gazeta, Kacidhja nuk mundi t’i shpëtojë gjykimit në Apel, ku ai përballet me akuza të rënda për korrupsion dhe abuzim me detyrën.
Dosja 5D, një dokument që tashmë po qarkullon në qarqet mediatike dhe juridike, zbulon detaje tronditëse mbi tenderin 420 mijë euro, një projekt që fillimisht u reklamua si një nismë madhore për përmirësimin e shërbimeve publike.
Dokumentet dhe dëshmitë tregojnë për një tender të manipuluar që synonte t’i linte shtetit shqiptar një gropë të madhe financiare, ndërsa xhepat e një pakice të zgjedhur do të mbusheshin plot.
Taktikat e Kacidhes për të mbytur zërat kritikë duke shpërndarë para në mediat online janë një shembull i pastër i asaj që përbën një përpjekje të dështuar për të manipuluar perceptimin publik. Ndërsa Kacidhja thuajse u harrua nga media , realiteti i errët i skemës korruptive po del në dritë.
Me gjithë këtë përpjekje për të shpëtuar imazhin e tij dhe të projektit, fakti që çështja ka arritur në Gjykatën e Apelit është një shenjë e qartë që drejtësia nuk është aq e lehtë për t’u blerë.
Tenderi 420 mijë euro është vetëm maja e ajsbergut në këtë dosje, e cila mund të shpalosë një rrjet të tërë korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike.
Përdorimi i këtyre fondeve për interesa personale dhe për të mbështetur një makineri propagandistike është një tradhti e hapur ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë.
Në vend që këto para të shkonin për të përmirësuar jetën e shqiptarëve, ato u përdorën për të mbështetur një skemë të ndyrë ku përfituesit e vetëm ishin zyrtarë të korruptuar dhe bashkëpunëtorët e tyre në botën e biznesit.
Ajo që e bën këtë skandal edhe më të rëndë është fakti që ai përfaqëson vetëm një episod në një histori të gjatë të abuzimeve nga individë të fuqishëm që e shohin pushtetin si një mjet për të pasuruar veten dhe rrethin e tyre.
Drejtësia duhet të triumfojë dhe të japë një mesazh të qartë që askush nuk është mbi ligjin, sado para të ketë shpërndarë në mediat për të mbrojtur imazhin e tij.
Drejtor Kacidhja dhe të gjithë ata që janë të implikuar në këtë dosje duhet të japin llogari për veprimet e tyre.
Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se si po keqpërdoren paratë e tyre dhe të shohin përgjegjësit të përballen me pasojat e plotë të ligjit. Koha për lojëra propagandistike ka mbaruar; tani është koha për drejtësi dhe transparencë të plotë.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka orientuar SPAK që të hetojë implikimin e drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja, në aferën 5D. Vendimi i Apelit, përmend një sërë indiciesh dhe faktesh, të cilat sipas tij, SPAK nuk i ka hetuar siç duhet. Një pjesë e tyre lidhen me një procedurë tenderuese për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën: “Aleksander Moisiu”.
Nga 14 operatorë ekonomikë ku përshihet edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k., rezulton se pas vlerësimit të ofertave, ajo e bashkimit te operatorëve të mesipëm ka qenë në renditje në vendin e katërt.
“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k.”,
Tenderi
Tenderi për rikonstruksionin e Ujësjellësit në rrugën Aleksandër Moisiu u shpall në 22 shtator të vitit 2020. Fondi limit i kësaj kontrate ishte përcaktuar 42 milionë lekë ose 420 mijë euro dhe në garë morën pjesë 14 kompani oshe bashkime shoqërish.

Oferta më e ulët në tender u paraqit nga kompania “Euro-Alb sh.p.k”. Kjo kompani ofroi ta realizonte kontratën kundrejt një çmimi prej rreth 250 mijë eurosh. Pas Euroalb, çmimin e dytë më të ulët e dha Ndregjoni me 265 mijë euro dhe në vendin e tretë ishte bashkimi i shoqërisë V.A.S Konstruksion-Senka me çmim 311 mijë euro. V.A.S Konstruksion është emri i mëparshëm i kompanisë 5D.
“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Në 18 nëntor të vitit 2020, kreu i UKT ka miratuar renditjen e kompanive në tender duke shpallur fituese bashkimin e kompanive V.A.S-Senka.

Sipas vendimit, gjatë kësaj kohe drejtori i Ujësjellësit, Kacidhja ka patur komunikime të vazhdueshme me pronarin në letra të 5D-së, Nestor Muhametllarin. Tema e tyre ishte jo vetëm tenderi në rrugën Aleksandër Moisiu, por edhe shumë procedura të tjerë prokurimi, ku D dukej se merrte informacion të privilegjuar direkt nga Elton Kacidhja.
“Ata komunikojnë për projekte, për prokurimin e rikostruksionit të shkarkuesit katastrofik të ujëmbledhesit, rezervuari Allgjate, projekte për rezervuar Gjuslikonje, informacione mbi problemin e digës Gjysylkane, shkëmbejnë dokumenta me mesazhe, para dhe pasi zhvillohet procedura e prokurimit publik. Të krijohet pershtypja se ka një marrëdhënie shumë të afert bashkepunimi ndërmjet tyre,” thuhet në një nga vendimet e Apelit të Posaçëm që lë mjaft detyra SPAK në lidhje me aferën 5D.
Vendimi i Gjykatës së Apelit që i kërkon prokurorisë të hetojë dosjen 5D në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal si dhe të shtrijë hetimet drejt personave të tjerë, në fakt është një shuplakë e fortë mbi mënyrën se si SPAK e ka hetuar këtë çështje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



