E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi i drekës për Këshillin Mbikqyrës
Publik News

Tenderi i drekës për Këshillin Mbikqyrës

Eh, sikur të ndodhte vërtet kështu…

Kjo ftesë për ofertë, për një drekë, është thjeshtë një burrokraci administrative. Shtetit i duhen tendera edhe për të blerë një stilolaps. Pale për një drekë, ku askush nuk është i shqetësuar të shikojë çmimet në menu. Padyshim që kjo nuk është një aferë korruptive, derisa parashikohet në procedura. Por në këto kohë të vështira, padyshim që është një “aferë” morale.

Këshilli Mbikqyrës i AAC, ashtu si shumë Këshilla entesh të tjera shtetërore, shpesh thjeshtë honorifikë, përbëhet nga zyrtarë që mbajnë poste të larta në administratë ose në sipërmarrje private. Ata paguhen mirë, edhe si anëtarë të këtij këshilli.
Sa herë mblidhen ata kalojnë edhe drekën bashkë dhe faturën e paguan AAC. Moralisht s’më duket e drejtë, pasi ata paguhen për këtë punë.

Por, a mund ta refuzonte Autoriteti këtë drekë? Po këta zotrinjtë, a mund të refuzonin këtë drekë?

Po kërkoj tepër, apo jo?

E kush do ta refuzonte një drekë, ku askush nuk pyet për faturën?

Po, edhe mund ta refuzojnë. Se pari ata që paguajnë faturën mund ta bënin. Së dyti, edhe anëtarët e këshillit mund ta bënin. Ju them vetëm një arsye

A nuk mund t’ia dedikon këtë drekë të bollshme fëmijëve të familjeve të naftëtarëve që janë në grevëe urie sepse nuk kanë marrë pagat prej muajsh?

E di që do të thoni se kjo nuk zgjidh gjë, dhe vërtet që nuk zgjidh asgjë. Por, aq sa kanë nëvoje familjet e të papunëve për ushqim, aq ka nevojë edhe shoqëria jonë për modele qytetarie dhe humanizmi.
Dhe mbi të gjitha, kjo menu e porositur paraprakisht, është një hipokrizi e madhe ndaj njerëzve që luftojnë për bukën e gojës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.