Tenderii me probleme 3 Miliardë lekë i Nikolin Jakës tek ‘Shefqet Ndroqi’
3 Miliard Lekë ka përfituar nga Drejtoresha e Shefqet Ndroqit Silvana Bala, oligarku Nikolin Jaka. Me kompaninë që ia kaloi në emër të shoqes, ky personazh i kamufluar i larjes së çarçafëve dhe kothereve të bukës në spitalet e vendit, është bërë i artë me paratë e popullit.
Kompania e kaluar në emër të gruas së Jakës, Alma Tafanit, “Sori-Al” ka përfituar tenderin me vlerë të majme si konkurrent i vetëm në garë duke e shlnuar me flamur të kuq në shkelje të plotë të ligjit.
Rikujtojmë se shëndetësia shqiptare është jo vetëm turpi i botës por madje edhe i rajonit përsa i përket vakteve për pacientët e sëmurë.
Në raste të shpeshta të denoncuara në JOQ, këto vakte përbëhrn vetëm nga një fetë bukë e shoqëruar me 20 gram djathë të bardhë nga më i liri. Krahasimi me vendet e tjera të rajonit përsa i përket kësaj pjese është për të “marrë ferra uratën”.
Për sa kohë Nikolin Jaka t’i ketë krahët e ngrohta nga pushteti të tilla abuzime me fondet publike do të ndodhin në ditën me diell dhe do të kalojnë pa u hetuar si të ishin diçka normale.
Meqë ra fjala, ia ka parë kush kohët e fundit hijen SPAK…?!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



