E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenori i njohur letër Shahinit: Dëshira për të lënë Shqipërinë pas mandatit ishte shumë fyese! Ju s’e keni dashur kurrë këtë vend
Publik News

Tenori i njohur letër Shahinit: Dëshira për të lënë Shqipërinë pas mandatit ishte shumë fyese! Ju s’e keni dashur kurrë këtë vend

 

Nga tenori Agim Hushi

Letër e hapur shoqes Besa Shahini

Përshëndetje shoqja Besa. Po ju shkruaj si shqiptar i emigruar larg dhe për arsye qe s’do te doja t’ju vija në pozitë të solidarizoheshit me mua!

Por po ju them që ndodhem kaq larg prej qeverisë që ju përfaqësoni dhe për turpin e saj!

Ju mbase për mire apo nga se u ndjete e “privilegjuar” zgjodhët t’i shërbeni një personi me elokuence qeverisese të dyshimtë dhe ndoshta e menduat si kohen tuaj këtë!

Por për mendimin tim zgjodhët kohën e gabuar dhe i bëtë dëmin më të madh të mundshëm arsimit shqiptar.

Ndoshta ju mund te justifikoheni se sakrifikuat dhe u lodhët pafund.

Me vjen keq t’ju them se askush nuk ua kërkoi sakrificat dhe këtë lodhje që e betë për të sfiduar papjekurine tënde profesionale.

Thënë figurativisht ju ishit aktore e një regjisori të dështuar dhe skini si të na bindni për mosdeshtimin tuaj ministror.

Se fundmi me lejoni qe t’ju tjem se deshira juaj per te lene Shqipërinë pasi të mbaroni mandatin tuaj si ministre ishte shumë fyese për të gjithë ne si shqiptarë!

Gjë qe tregoi se ju nuk e keni dashur kurrë kete vend!

Gjë qe na konfirmoi  shkëputjen tuaj me themel nga kjo toke!

Nuk ju fajësoj! Ju realisht i përkitni nje toke tjetër dhe bëni mire që ktheheni në shtëpinë tuaj pavarësisht se jemi një atdhe!

Por ky akt i te papërgjegjshmit shqiptar nxorri në pah një zhgënjim të  madh që rëndoi mbi shqiptarët dhe nxënësit tanë!

Uroj të gjeni kurajo t’i shihni gjerat ne sy siç janë!

Sinqerisht, Agim Hushi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.