E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tension në mbledhjen e PS, përplasje mes Ramës dhe Spiropalit
Lajme

Tension në mbledhjen e PS, përplasje mes Ramës dhe Spiropalit

Mos e hap gojën fare!

Një incident me tone të ashpra është regjistruar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, gjatë një raportimi institucional mbi proceset e legalizimit dhe digjitalizimit.

Sipas burimeve nga mbledhja, drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, po informonte deputetët mbi ecurinë e punës, kur është ndërprerë nga deputetja Elisa Spiropali. Kjo e fundit i ka kërkuar më shumë respekt në komunikim ndaj përfaqësuesve të Kuvendit, duke theksuar se mënyra e adresimit ishte e papërshtatshme.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të drejtpërdrejta dhe të forta, duke i kërkuar të mos ndërhynte në diskutim.

Pas ndërhyrjes së kryeministrit, Spiropali ka bërë disa komente të shkurtra dhe më pas ka ndalur reagimet, ndërsa mbledhja ka vijuar normalisht.  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.