E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione dhe debate në gjyqin e “Shullazit”, gjyqtarja largon nga salla Danin dhe…
Lajme

Tensione dhe debate në gjyqin e “Shullazit”, gjyqtarja largon nga salla Danin dhe…

Mes debatesh është zhvilluar seanca e radhës ndaj Emiliano Shullazit dhe bandës së tij në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, kjo bëri që avokatët të braktisnin sallën e gjyqit.

Edhe në këtë seancë u kërkua përjashtimi i trupit gjykues, ndërsa avokatët konsideruan jo ligjore edhe njoftimin e viktimave.

 

Por për gjykatën dhe prokurorin njoftimet janë në rregull dhe procesi duhet të vazhdonte. Në seancë, reaguan edhe të pandehurit, ndërkohë që Endrit Zela u shpreh se “doni të kaloni vetingun në kurrizin tonë”.Shullazi-Krimet-e-Renda-5-675x450

Më tej, Gilmando Dani, i kërkoi gjyqtares Saida Dollani, që të thoshte nëse është kërcënuar apo jo nga ata, pasi në media përgjegjësia i ka mbetur atyre.

Nga kjo situatë, kryesuesja e trupës gjykuese, Saida Dollani, e largoi nga salla Danin dhe më pas u larguan edhe të pandehurit e tjerë.

Largimi i tyre, solli edhe largimin e avokatëve, të cilët u zëvendësuan me avokat kryesisht dhe në fund u gjobitën dhe referuan në Dhomën e Avokatisë për thyerje të etikës në sallën e gjyqit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.