E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
Lajme

Tensione në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn

Protesta e 89-të e zhvilluar në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe debate mes protestuesve, ndërsa situata në një moment ka kaluar edhe në përplasje fizike.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, incidenti ka nisur në momentin kur Sali Lushaj, i shoqëruar nga disa persona të tjerë të Partisë Demokratike, po fotografonte veten gjatë protestës, duke ngritur dy gishtat, simbol i kësaj force politike.

Ky veprim ka shkaktuar reagimin e disa prej protestuesve, të cilët kanë kundërshtuar përfshirjen e simboleve partiake në protestë. Ata kanë kërkuar që protesta të ruajë karakterin e saj dhe të mos shndërrohet në një aktivitet politik.

Debati mes palëve është përshkallëzuar dhe situata ka marrë tone më të ashpra, duke çuar në një përplasje fizike mes Sali Lushajt dhe Dritan Goxhajt, një prej personave të angazhuar në organizimin e protestave.

Në pamjet e publikuara nga protesta duket momenti i tensionuar mes dy personave, ndërsa përreth tyre ndërhyjnë edhe protestues të tjerë në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur protesta vijon prej 89 ditësh në kryeqytet dhe ku një prej kërkesave kryesore ka qenë ruajtja e karakterit qytetar të tubimit.

Përplasja ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, duke krijuar për disa momente tension dhe kaos në mesin e protestuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.