E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione në spitalin privat/  Policia tenton të marr Ervis Martinajn, por kundërshtohet nga…
Lajme

Tensione në spitalin privat/ Policia tenton të marr Ervis Martinajn, por kundërshtohet nga…

Punonjësit e policisë së burgjeve kanë tentuar sot të marrin të plagosurin Ervis Martinaj, pasi sipas tyre gjykata për të ka vendosur arrest me burg për 30 ditë, por janë penguar nga punonjësit e spitalit privat.

Ervis Martinaj

Ervis Martinaj

Gazetarja e News 24 raportoi në emisionin ‘Dritare me Rudinën’  se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë.

Po ashtu mësohet se tentativa e marrjes së Martinajt për në spitalin e burgut ka kaluar me tensione mes bluzave të bardha dhe policëve.

Martinaj mbeti i plagosur të enjten në një lokal në Bllok, ku mbeti i vrarë dhe një miku i tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.