E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensionet/ Erdogan i përgjigjet Netanyahut: Ke trokitur në derën e gabuar
Bota

Tensionet/ Erdogan i përgjigjet Netanyahut: Ke trokitur në derën e gabuar

Pesidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që i bëri në adresë të tij nëpërmjet Twitter-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan duke folur në ceremoninë e hapjes së disa projekteve në lagjen Arnavutköy të Stambollit, tha se “Netanyahu ke trokitur në derën e gabuar. Erdoğan është zëri i të shtypurve, ti je zëri i mizorëve, ti kryen terror shtetëror”.

“Izraeli nuk ka të drejtë të akuzojë askënd pa dhënë llogarinë për mëkatet e veta, krimet kundër njerizimit, masakrat dhe shkatërrimet”, shtoi më tutje presidenti turk.

Kryeministri izraelit Netanyahu, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, kishte sulmuar presidentin turk për operacion anti-terrorist të Turqisë dhe rreth çështjes së Qipros.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.