Tensionet me qeverinë, Meta thërret nesër në takim Opozitën
Në një kohë që situata politike në vend është e tensionuar presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim Opozitën e Bashkuar.
Takimi mes Metës dhe Opozitës së bashkuar do të zhvillohet ditën e nesërme në Pallatin e Brigadave.
Kujtojmë se ky takim vjen në një kohë që opozita ka bojkotuar mbledhjet e fundit për Reformën Zgjedhore në shenjë proteste për shembjen e Teatrit por edhe për faktin që sipas tyre mazhoranca nuk i ka marrë parasysh propozimet që ka bërë.
Vetë kreu demokrat Lulzim Basha në deklaratën e fundit ka theksuar se vendi është në krizë të thellë politike dhe kjo vjen sipas tij prej vendimeve të kryeministrit Edi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



