E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensionet në seancë/ Balla-opozitës: Halli juaj si të sulmoni kryeministrin
Lajme

Tensionet në seancë/ Balla-opozitës: Halli juaj si të sulmoni kryeministrin

Qëndrimet e Ramës për Kosovën janë të duhurat në këto kohë të vështira

Ministri Balla theksoi se Kuvendi duhet t’i japë Kosovës mesazhin e bashkimit dhe jo të bllokohet foltorja e të krijohen situata të papranueshme.

Taulant Balla: “Mendoj që harxhimi më shumë se 1 orë i kohës së Kuvendit të Shqipërisë, madje përpjekja për të krijuar situata të papranueshme deri tek bllokimi i foltores, në një kohë që mesazhi që duhet të japë për Kosovën Kuvendi është ai i bashkimit. Qëndrimi i Shqipërisë është i fortë, i vendit amë dhe qëndrimet e kryeministrit Rama janë të duhurat në këto kohë të vështira.

Kuvendi duhet të ketë një mesazh të përbashkimit, të projektrezolutës së paraqitur nga PS ku jeni të mirëpritur të kontribuoni. Pse doni debat, merrni shembull nga Kuvendi i Kosovës, por nuk pati debat.

Folën kryetarët e grupeve me një gjuhë. S’keni hallin e Kosovës, por si të sulmoni Ramën.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.