E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensioni në Veri të Kosovës, ministrja Xhaçka: Palët të nisin dialogun për të ecur përpara
Politikë

Tensioni në Veri të Kosovës, ministrja Xhaçka: Palët të nisin dialogun për të ecur përpara

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës, ku në ‘Facebook’ shkruan se palët duhet të vazhdojnë dialogun për të ecur përpara.

Xhaçka thekson se dënon sulmet e paprovokuara në veri ndaj trupave të KFOR-it nga protestuesit serbë.

Postimi i plotë:

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATOs të mbajtur në Oslo, 🇸🇪 diskutuam për Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius, mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen tonë transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën 🇺🇦.

Të bindur se anëtarësimi i Suedisë 🇸🇪 në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës në tërësi.

🤝 Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë.

Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës 🇽🇰.

Dialogu i lehtësuar nga BE 🇪🇺 është mënyra e vetme për të ecur përpara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.