E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensionohet situata në protestë, operatorit i thyejnë kamerën
Lajme

Tensionohet situata në protestë, operatorit i thyejnë kamerën

TIRANE

Banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë kanë bllokuar sërish rrugën sot në shenjë proteste pas vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre.

Ata njëzëri e kanë cilësuar vendimin në fjalë të padrejtë, ndërsa janë shprehur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit.

Ndërkohë tubimi është shoqëruar me tensione, pasi një prej operatorëve të një televizioni ka rënë pre e dhunës. Mesohet se një shofer i bllokuar në rrugë për shkak të protestës ka goditur në fytyrë dhe i ka thyer kamerën operatorit, pasi ky i fundit ka qenë duke filmuar. Shoferi i irrituar ka dalë nga mjeti dhe ka kërkuar që operatori mos të filmonte, pasi po bllokonte rrugën dhe më pas e ka goditur me grusht.

Protestuesit bllokuan rrugën në orën 10:00, ndërsa nuk do të lejojnë qarkullimin e mjeteve. Kujtojmë se dje për disa orë banorët e kësaj zone bllokuan të dyja anët e Unazës së Re, ndërsa protestuan me pankarta në duar. Bashkë me ta kanë qenë edhe disa deputetë të PD-së, madje edhe kryedemorkati Lulzim Basha.

Kameramani Dhuna Unaza Re

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.