E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentativa e grabitjes në Fier, ja kush është i plagosuri gjatë përplasjes me Policinë, emri
Lajme

Tentativa e grabitjes në Fier, ja kush është i plagosuri gjatë përplasjes me Policinë, emri

Pas përplasjes me policinë gjatë një grabitjeje në Fier humbi jëtë një nga grabitësit dhe u plagos një tjetër i bandës. Ndërkohë është bërë publik edhe emri i personit që mbeti i plagosur dhe që është në spitalin e Fierit. Ai është Arben Muça nga Puka me banim në Ndroq të Tiranës, rreth 37 vjeç. Sipas burimeve spitalore, Muça është jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i shokut të tij të vrarë nga policia nuk jepet ende. Arben Muça ka pasur kallashnikov dhe ka qënë i pari që ka qëlluar Policinë tek hyrja e pallatit, në momentin kur tentoi të arratisej me të tjerët.

Sipas policisë së Fierit, qenë 4 persona që tentuan të hyjnë e të grabisin banesën e Minella Muçës në katin e tretë të një pallati në lagjen “29 nëntori” . Ata janë përplasur me policinë, e cila kishte marrë një telefonatë për ndihmë duke humbur një nga shokët e bandës dhe një lënë pas të plagosur një tjetër. Aktualisht forcat blu janë vënë në ndjekje të bashkëpuntorëve të tyre.

Policia e Fierit ka dhënë një informacion paraprak mbi shkëmbimin me armë që ka pasur me grabitësit gjatë natës dhe një viktimë nga radhët e grabitësve.

Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit Minella Muça, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrjedaljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.