E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentativë për vrasje, shpallet në kërkim fieraku
Publik News

Tentativë për vrasje, shpallet në kërkim fieraku

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi ka tentuar të vrasë një person.

Bëhet me dije se Policia e Fierit ka shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe proceduan penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier.

Mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas, Policia dokumenton ngjarjen, shpall në kërkim autorin e dyshuar dhe procedon penalisht një shtetas për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe proceduan penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.