E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi dy herë në lokal, Elvana të merrte të dashurin para se të shkonte Vis Martinaj
Lajme

Tentoi dy herë në lokal, Elvana të merrte të dashurin para se të shkonte Vis Martinaj

Edhe pse nesër bëhet java qëkur ish-Blloku u trondit nga masakra me plumba, kjo ngjarje duket ende larg zbardhjes përfundimtare.

Nga shkëmbimi i plumbave, mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë teksa konflikti ishte mes Martinajt dhe Ervin Matës, ky i fundit është i fejuari i Elvana Gjatës.

Ndonëse nuk ishte e qartë masa e përfshirjes në ngjarje e këngëtares pasi u tha se ajo ishte larguar sapo kishte nisur sherri, burime të sigurta kanë bërë me dije për “Balkanweb” seElvana ka hyrë brenda lokalit dy herë.

Kanë qenë kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes që kanë kapur këngëtaren dhe në momentin e ngacmimit dhe më pas kur ajo ka shkuar dy herë brenda, me sa duket për t’i thënë të dashurit të saj Ervin Mata të largohej e të mos priste Ervis Martinajn për sqarime.

Ndërkohë dje u bë e ditur se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes nga Rinasi drejt një vendi të BE.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dhe i dashuri i saj Ervin Mata, Fabian Allushi, Mevjol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.