E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi të dilte nga dyqani, por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish
Publik News

Tentoi të dilte nga dyqani, por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish

Dëshmia e Rruzhdi Tasunit në Polici ka zbardhur edhe motivin përse nisi sherri ditën e mërkurë mes çiftit që përfundoi më pas në krimin e rëndë.

Autori ka treguar për efektivët se shkaku i sherrit mes tyre paraditen e djeshme është bërë pikërisht dyqani ku ndodhi edhe vrasja, në të cilin ata tregtonin metrazhe.

“Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithcka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufer hekuri me ganxhe). E godita në kokë.

Ajo tentoi të dilte nga dyqani, por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish”.

Duke justifikuar këtë sjellje, autori tha se në ato momente “nuk isha në vete, e humba toruan fare”.

Çifti kishin tre fëmijë të cilët tani mbetën pa nënën e tyre dhe babin që e pret burgu. Pamje të dhimbshme u publikuan dje nga momenti kur vajza e tyre mori vesh ngjarjen dhe nisi të qantë në mes të rrugës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.