E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi të shpëtojë nga Vettingu, KPK merr vendim për Adriatik Llallën
Lajme

Tentoi të shpëtojë nga Vettingu, KPK merr vendim për Adriatik Llallën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë të ditur sot se ka ndërprerë vettingun për Adriatik Llallën, pak ditë pasi ai refuzoi të marrë një pozicion në Gjykatën e Apelit siç ia jep edhe ligji për Prokurorinë.

“Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, thuhet në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përbërje të trupës gjykuese për këtë çështje kanë qenë Roland Ilia si kryesues dhe Pamela Qirko e Olsi Komici si anëtarë.

Tre ditë më parë refuzimin e marrjes së një posti në Gjyqësor nga Llalla e komentoi edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se ish kryeprokurori nuk i shpëton dot vettingut.

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, theksoi ambasadori për News 24.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.