E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi t’i ikte policisë, përmbyset automjeti me emigrantë në Greqi
Lajme

Tentoi t’i ikte policisë, përmbyset automjeti me emigrantë në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në të gdhirë në Egnatia Odos në Greqi. Një automjet i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm, është aksidentuar duke pasur pasoja katastrofike.

Automjeti është konstatuar fillimisht nga policia e cila i ka bërë me shenjë të ndalonte. Por në këtë moment shoferi i automjetit i cili thuhet se ishte me origjinë moldave ka shtuar shpejtësinë për ti shpëtuar policisë.

Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi duke tentuar t’i largohet policisë, drejtuesi i automjetit në momentit kur ka synuar të dalë nga rruga Egnatia është përplasur me anësoret në rrugë dhe është përmbysur.

Policia dhe ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje nxorën nga rrënojat 7 të vdekur, 6 të plagosur rëndë të cilët u dërguan në spitalin e Komotinit , ndërsa 2 të tjerë të cilët ishin të plagosur lehtë u dërguan në spitalin e Ksantisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.