E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teoritë konspirative që rrëzuan Fatmir Xhafajn, nga videoja seksuale tek klanet në PS
Lajme

Teoritë konspirative që rrëzuan Fatmir Xhafajn, nga videoja seksuale tek klanet në PS

Dorëheqja Fatmir Xhafajt është mbuluar me një mjegull konspiracioni dhe dyshimesh. Arsyen e vërtetë të rënies së ministrit të Brendshëm i dinë vetëm një rreth i ngushtë njerëzish, me shumë gjasa vetë Xhafaj, Edi Rama dhe njerëzit e shërbimeve të Perëndimit në Tiranë. Ndoshta arsyeja e dorëheqjes nuk do të merret vesh kurrë. Megjithatë, njëra nga 7 teoritë e mëposhtme ka gjasa që të shpjegojë rrëzimin e ministrit të Brendshëm, i damkosur nga historia e vëllait, por me disa suksese në goditjen e bandave.

Ajo që ka detyruar Fatmir Xhafajn që të japë dorëheqjes flitet se është një skandal.

Në korridoret e politikës flitet se Xhafaj ishte në një lidhje pasiononte me një zonjë të Partisë Socialiste. Sipas kësaj teze, për ministrin ka një video të nxehtë erotike.

Dorëheqja e Xhafajt mund të ketë lidhje edhe me një ultimatum të SHBA-BE për pastrimin e politikës nga elementet e lidhur me krimin. Edhe pse Xhafaj konsiderohet si person i besueshëm i SHBA-BE, sidomos i gjermanëve, ai mund të jetë bërë kurban për të goditur më vonë kryebashkiakët, ministrat dhe deputetët e kapur nga krimi.

Lufta mes klaneve të fuqishme në PS është arsye e dytë më e besueshme që mund të ketë çuar në dorëheqjen e Xhafajt. Pas këtij akti, mësohet se fshihet klani i fuqishëm që përfaqësohet nga Vangjush Dako dhe Erion Veliaj.

Fatmir Xhafaj mund të ketë dhënë dorëheqjen për shkak të presionit të Edi Ramës dhe segmenteve të inkriminuara në PS. Muaj të fundit, Xhafaj po godiste banda të fuqishme kriminale, me të cilat ishin të lidhur ministra, deputetë dhe ish-deputetë të PS. Këta të fundit mund të kenë ndërhyrë tek Rama për ta larguar.

Çështja e vëllait, që përdorej si kartë nga opozita, mund të jetë një tjetër arsye për largimin e Xhafajt. Më këtë lëvizje, Rama dhe Xhafaj mund të kenë menduar për t’i hequr një armë opozitës nga duart dhe për të ulur peshën e akuzave.

Dorëheqja e Xhafajt mund të ketë lidhje edhe me një plan të Edi Ramës për të larë hesapet me disa figura në PS, me afrimin e zgjedhjeve lokale. Duke goditur Xhafaj, Rama mund të ketë si synim për të eliminuar politikisht disa persona të dyshuar në PS.

Një tjetër arsye më pak e besueshme lidhjet edhe me Saimir Tahirin. Tahiri ka paralajmëruar një dalje për shtyp, por më vonë u mor vesh se dalja e tij ka të bëjë me një projekt mediatik./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.