E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tepelenë, fëmija 10 vjeç sillet i vdekur në spital
Lajme

Tepelenë, fëmija 10 vjeç sillet i vdekur në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Tepelenës, një fëmijë vetëm 10 vjeç ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes.

10 vjeçari me inicialet S.I ka mbërritur i vdekur në spitalin e qytetit. Trupin e vogëlushit e kanë sjellë familjarët dhe shkak kanë qenë komplikacionet, kjo pasi 10 vjeçari prej disa ditësh ishte i sëmurë me grip.

I riu është vizituar në spitalin e Tepelenës, dhe doktorët kanë kërkuar ta çojnë të riun për mjekim më të specializuar në Gjirokastër. Sipas të dhënave të para, mësohet se prindërit e fëmijës nuk kanë shkuar në Gjirokastër, por në shtëpi. Por gjëndja e vogëlushit është rënduar dhe kur prindërit janë nisur me ambulancë, ka qenë shumë vonë. I riu ka mbërritur në spital i pajetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.