E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Tepsia” e administratës, Rama: Edhe PS e infektuar
Publik News

“Tepsia” e administratës, Rama: Edhe PS e infektuar

“Tepsia” e administratës, Rama: Edhe PS e infektuar, por “halli” është tjetërkund

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanceri i punësimeve dhe ndarjes së vendeve të punës në administratë ka prekur dukshëm edhe Partinë Socialiste.

I ftuar në emisionin Dritare, Rama ka pranuar se PS është e prekur nga kjo “sëmundje” siç e quan kryeministri, por sipas tij, problemi nuk është selia rozë por partitë e vogla.

“Unë flas për timonin si post drejtues, si busull, flas për timonin si instrumenti që garanton drejtësinë dhe shpejtësinë e një rruge…. edhe PS është e infektuar nga ky sistem afatgjatë në vend, por burimi i gjithë kësaj të keqeje vjen nga partitë e vogla, që shantazhojnë partië e mëdha me numrat.”-tha Rama.

Pjesë nga Intervista:

Pse ke nevojë ti thuash ju lutem ma jep votën?

Rama: Ne kemi hedhur disa themele por nuk e kemi shtëpinë e shtetit akoma. Kemi filluar ti kurojmë plagët por ka shumë për të shëruar. Ti hyjmë një reforme, që është operacioni i rëndë brenda sistemit kanceroz të administratës shtetërore. Për këtë ne kemi nevojë që të jetë një forcë e pandalshme, e pashkatërrueshme nga ndërhyrja e partive të tjera. Kjo nuk është cështje LSI-e apoi LRI-e, por një cështje sistemi.

Më vjen zorr kur i dëgjoj aletatët tanë që i janë vërsdulur ikave tona më të rëndësishme, që edhe pse nuk kanë bërë ndonjë gjë, i kanë votuar këto reforma.

Administrata do jetë vetëm e juaja?

Rama: Jo, e kundërta, unë them që tepsinë duhet ta cojmë për skrap. Kemi filluar një proces në nivelin e lartë të administratës. E gjithë pjesa tjetër, hipoteka, patenta, porte, etj, nuk ka një mekanizëm që garanton konkurencë e meritë në rekrutimin e njerëzve. Njërëzit duhet të jenë në gjëndje që ti shërbejnë vendit të tyre, kur i kanë kushtet për ti shërbyer, dhe jo ti përplaset dera në fytyrë…

Unë e di dhe prap po të them, edhe nesër nëse unë do të jem kryeministri i një shumice të detyruar në koalicion nga numrat, ky operacion nuk do të jetë i mundur të bëhet.

Unë flas për timonin si post drejtues, si busull, flas për timonin si instrumenti që garanton drejtësinë dhe shpejtësinë e një rruge…. edhe PS është e infektuar nga ky sistem afatgjatë në vend, por burimi i gjithë kësaj të keqeje vjen nga partitë e vogla, që shantazhojnë partië e mëdha me numrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.