Tërheqja e Mark Markut nga mandati i deputetit, ja kush e zëvendëson në Parlament
Elda Hoti pas rirenditjes së bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të numrit të votave është renditur e 5-ta në listë me 2733 vota më shumë se të tjerët që janë në listën e PD-së që nuk morën mandat.
E teksa largohet Mark Marku, mandatin e tij e merr kandidati i radhës në listë brenda së njëjtës parti.
Në zgjedhjet e 25 prillit, Elda Hoti ishte në listën e PD-së si kandidate e partisë aleate e koalicionit të PD-së, Partia Republikane.
Ndërkohë, Hoti në 2019 hyri në Parlament si deputete e listës së LSI-së, pasi PD-ja dhe LSI-ja dogjën mandatet e deputetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



