11 kilometra nga Tirana, në zonën e quajtur Zall Herr, ndodhet ky vendshkarkim mbeturinash i cili është shumë pranë lumit të Tërkuzës dhe shumë pranë banesave të kësaj zone.
Mbetje spitalore, sende plastike, goma, qese, janë disa prej objekteve që mund të vihen re përgjatë rrjedhës së lumit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur këtë shqetësim duke marrë shkas edhe nga ankesat e banorëve, të cilët e kanë të pa mundur jetesën aty, por dhe për dëmin ekologjik që po ndodh në këtë zonë, duke u ardhur në ndihmë banorëve duke e çuar këtëçështje në gjykatë.
Banesat janë shumë afër zonës, sakaq edhe uji i pijshëm është i ndotur.







