Tërmeti në Korçë, Basha: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në zonën e goditur
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës, duke ke lënë dhjetëra banesa të dëmtuara.
Në një postim në Twiter, Basha bën thirrje që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur, si dhe të dedikohen fonde për shtëpitë e dëmtuara.

Postimi i plotë i Bashës:
Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar.
Duhet shpallur menjëherë gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur dhe duhen dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të paaftësisë apo lojrave politike, por duhet vepruar menjëherë dhe me veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur.
Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale, shteti duhet t’u ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë.
Qyteti i Korçës u godit ditën e sotme nga 6 tërmete, duke lënë dhjetëra banesa të shkatërruara, ndërsa 4 persona u plagosën, të cilët, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Epiqendra e tërmetit, më i madhi 5.3 ballë, ka qenë në fshatin Floq, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha materiale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



