E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti që po na vret, çdo ditë  pa e kuptuar
Publik News

Tërmeti që po na vret, çdo ditë pa e kuptuar

Ronaldo Dajo

Duke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m’u kujtua ajo shprehja që shpesh ma permendin prindërit: “Në kohën tonë bëhej shkollë ,ju tani më shumë talleni”.

Zonja Luljeta ka folur per më shumë se një orë me fakte dhe të dhena për shkaqet e dëmtimeve në banesa, për cilësinë e ndërtimeve, për procedurat që duhet të ndiqeshin per ndertimin e tyre etj. Fliste me një pasion dhe kthjellesi të frikshme per moshën e saj që të nxiste deshiren për të ndjekur një shkollë të dytë për inxhinieri.

Po më vinte turp që nuk kisha degjuar më parë per zonjen Luljeta. Me disa kerkime në internet mesova që kishte botuar më shumë se 35 libra, kishte fituar çmim nga Universiteti i Cambridge dhe se fundmi ishte larguar nga puna si pedagoge nga dekani/rektori i UPT i cili nuk kishte qoftë dhe një botim të vetëm.

Nuk kisha informacion per Luljeten sepse nder vite jam mesuar qe ne televizone Lorenc Vangjeli, te beje analistin politik,analistin sportiv, inxhinierin, kuzhinierin , kamarierin, gjithologun.

Ne portalet e gazetat tona kam lexuar per Zogun e Tiranes, per promovimin e librit te Angela Martinit, per librin me receta te Arbanes ku nje pjate shkon 2000 leke te reja.
Kam lexuar per telefonin 7000$ te Kujtim Gjuzit, dhuratat qe i beri Blendi goces per ditelindje, per breket e Noizyt apo se cfare hengri Mamaqi per dreke.

Jo me larg se dje nje biznesmen hajvan dilte ne ekran dhe shpjegonte duke bertitur se çfare ishte kapitalizmi dhe sesi ai donte te behej nje oligark si Mane e per ta mbyllur ne fund vinte ne dukje se Kastrati ishte Kastrioti modern.

Ne vendin tone perjetojme termete cdo dite. Termet eshte kur lepiresi partiak te ze vendin e punes, termet eshte edhe kur te shfrytezojne ne pune cdo dite, pa orar, pa kontrata te mirefillta, pa te drejten per te ngritur zerin.Termet eshte kur perballesh dhe me pedagoge te paafte, nepunes servile, deputete injorante.

Bota te dridhet nen kembe kur merr vesh qe shoku i ngushte eshte nisur me kamion per ne Angli, kur sheh qe vendin e lulishtes se fundit në lagjen tende e ka zene një gradaçelë, kur vendin e Shtetit Social e zë Elvis Naçi, kur një shtet me rreth 3 milion banorë nuk ka qoftë edhe një qen të vetëm për kërkim-shpëtim.

Njejte eshte edhe kur sheh ushtaret e zjarrfikesit tane te keq paguar qe ndihen aq te pafuqishem teksa heqin mbetje me duar si te ishin duke pastruar bregdetet. Termet eshte edhe kur ushtria ende e pa formuar e Kosoves mobilizohet me shpejt, eshte me e pajisur dhe pergatitur se ushtria jonë. Dhe perseri termet do jete kur jo me larg se veren e ardhshme atyre qe sot i quajme vellezer do i dyfishojme çmimet e hoteleve dhe sherbimeve.

Nuk është termet si ai i mengjesit të 26 Nentorit, ama edhe ky vret, ngadalë, çdo ditë pa e kuptuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.