E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti vret të paktën 20 persona në Pakistan, mes tyre gra dhe fëmijë. Mbi 150 të plagosur
Bota

Tërmeti vret të paktën 20 persona në Pakistan, mes tyre gra dhe fëmijë. Mbi 150 të plagosur

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Pakistan, pasi vendi u trondit nga një tërmet tragjik.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet dhe se shumë njerëz u vranë nga shembja e banesave, pasi tërmeti i fuqishëm goditi provincën Balochistan.

Shumë nga të vdekurit ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e lajmeve Reuters.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit kishin magnitudë 5.9 dhe thellësi prej 9 km.

Zyrtarët lokalë i thanë BBC se të paktën 150 të tjerë mendohet se janë plagosur, dhe disa prej tyre u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike.

Më shumë se 100 shtëpi balte janë shembur dhe një numër i madh banesash janë dëmtuar duke lënë me qindra persona pa shtëpi, thanë autoritetet për mediat./Gazeta SHQIP

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.