“Terror tek punonjësit e SHISH për të nxjerrë emrin që dekonspiroi Ballën dhe eurot në ‘Toyota’”
Ish-kryeministri i vendit, Sali berisha, përmes një shkrimi të bërë publik në Facebook, ka shkruar se drejtorë kryesorë në Shërbimin Informativ, ushtrojnë terror ndaj punonjësve të këtij Shërbimi tek të cilët ata dyshojnë se kanë informuar Bashën për emrin e Taulant Ballës si garantues i tre pakove me nga 1.5 milionë euro.
Sipas Berishës, terrori konsiston edhe në seanca të zgjatura deri në 7 orë pyetjesh dhe kërcënimesh, të paktën deri dje pasdite në katër raste.

Reagimi i plotë:
Terror i eger ne SHISH per nxjerrjen e emrit te Taulant Yaris/Gjures/Hoxhes/Jasharit/Balles si garantues i parave te droges!
Te dashur miq, prej tre ditesh, me urdher te Edvin Kristaq Rames, ish xhelatet e policise sekrete te Enver Hoxhes aktualisht drejtore kryesore ne Sherbimin Informativ, ushtrojne nje terror te papare ndaj punonjesve te ketij Sherbimi tek te cilet ata dyshojne se kane informuar Bashen per emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milione euro para droge, bazuar ne informacionet e dhena nga sherbime partnere.
Procedurat e terrorit psikolgjik qe perdorin ish xhalatet e sigurimit te shtetit konsistojne nder te tjera ne seanca te zgjatura edhe deri ne 7 ore pyetjesh dhe kercenimesh te pakten deri dje mbasdite ne kater raste.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprimtari te mirefillte kriminale te ish xhelateve te sigurimit te shtetit ndaj punonjesve te pafajshem te SHISH per te mbrojtur Taulant Yarisin, i bej thirrje deputeteve te komisionit parlamentar te sigurise te ndermarrin me urgjence hetimin e ketij terrori te papare dhe te informojne sa me shpejt publikun per kete veprimtari terroriste te sigurimit te shtetit ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar! s
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



