Terrorizoi banorët e fshtatit dhe qëlloi drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari nga Elbasani
Josif Kavaja ka rënë në pranga e forcave RENEA pas 48 orësh rezistencë dhe ngujim në banesën e tij në Elbasan.
45-vjeçari është neutralizuar vetëm gjatë mëngjesit të kësaj të premteje edhe pse u bënë më shumë se dy ditë përpjekje për ta kapur.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë natës ka pasur shkëmbim zjarri mes 45 vjeçarit dhe policisë. Pas kontrolleve të imtësishme të perimetrit të afërt nga ana e policisë është gjetur një pushkë 10-tëshe, një sopatë dhe njolla gjaku.
Rikujtojmë se 45-vjeçari Josif Kavaja, i cili ishte banues në fshatin Seltë në njësinë administrative Zavalinë në Elbasan, pasditen e së enjtes ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë. Ndërsa arrestimi i tij është bërë pas 48 orësh në arrati në bashkëpunim me vëllain e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



