E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Test si ai i alkoolit, nga Britania vjen pajisja e mahnitshme që zbulon Covid-19 për 1 minutë
Lajme

Test si ai i alkoolit, nga Britania vjen pajisja e mahnitshme që zbulon Covid-19 për 1 minutë

Zbulimi i vaksinës të Koronavirus ka vënë në garë me kohën shumë shtete të fuqishme. Por fillimisht, duhet një identifikim i shpejtë i personave nëse janë apo nuk janë infektuar me koronavirus.

Një zgjidhje duket se na vjen nga shkencëtarët britanikë, të cilët pretendojnë se kanë shpikur një pajisje e cila nxjerr rezultatin brenda 1 minute.

Testi bëhet fare thjeshtë, përmes një fryrje, e njëjtë si me testin e alkoolit. Madje, ajo identifikon edhe sëmundjen e frymëmarrjes si astma dhe gripi.  E gjitha përmes ‘biomarkerë’ që janë më të bollshme në frymëmarrjen e njerëzve me Covid-19, por jo të njerëzve me këto kushte të tjera të frymëmarrjes.

I zhvilluar si pjesë e një projekti të quajtur TOXI-Triage, testi është më pak invaziv sesa dy testet kryesore për zbulimin e Covid-19, zbulimi i antigjenit dhe PCR, që përfshijnë tamponët nga kampionët e gjakut.

Studiuesit thanë se metoda e tyre mund të përmirësojë përvojën e marrjes së një testi koronavirus dhe të luajë një rol të rëndësishëm në rifillimin e ekonomisë.

Shkencëtarët shpresojnë që zhvillimi dhe vërtetimi i qasjes së tyre mund të lejojë diagnostikimin e shpejtë të Covid-19 në sezonet e ardhshme të gripit endemik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.