Tetë nxënës të gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”, në Elbasan me simptoma të COVID-19
Situata e koronavirusit në vend vijon të mbetet serioze.
Bëhet me dije se Tetë nxënës të gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”, në Elbasan kanë shfaqur simptoma të COVID-19 dhe u është marrë tamponi.
Ditën e nesërme do të merret vendimi nëse do të mbyllen tre klasat ku janë tetë gjimnazistët. Disa ditë më parë në këtë gjimnaz tre mësues dhe një nxënës rezultuan pozitiv me COVID-19.
Përsa i përket bilancit të 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 5 viktima dhe 257 raste të reja me Covid-19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



