E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi pajtohen për korrigjimin e demarkacionit
Lajme

Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi pajtohen për korrigjimin e demarkacionit

Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi pajtohen për korrigjimin e demarkacionit

 

Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se në këtë 10 vjetor të pavarësisë, Kosova po shënon progres të rëndësishëm që po vlerësohet edhe nga ndërkombëtaret.

Ai ka thënë se nga domosdoshmëria e lëvizjes së lirë dhe fqinjësisë së mirë me Malin e Zi dhe duke vlerësuar gatishmërinë e shtetit të Malit të Zi në këto kohëve të fundit së bashku me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në të njëjtën kohë nxjerrim një deklaratë  që Kuvendi i Kosovës të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin, raporton lajmi.net.

“Me ratifikimin e kësaj marrëveshje do të respektohet parimet për marrëveshjen e nënshkruar. Kjo deklaratë bënë thirrje për përmbylljen e kësaj marrëveshje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo marrëveshje”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit të tij me presidentin e Malit të Zi, por ka thënë se kësaj marrëveshje i ka ndihmu edhe vizita e kryeministrit te Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe vullneti i spektrit politik në Kosovë dhe Mal të Zi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.