E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“The Economist” publikon statistikat: Ja sa shqiptarë kanë vdekur prej pandemisë. Shifra 4 herë më e lartë se ajo e raportuar
Lajme

“The Economist” publikon statistikat: Ja sa shqiptarë kanë vdekur prej pandemisë. Shifra 4 herë më e lartë se ajo e raportuar

Gazeta presitigjoze britanike “The Economist” ka publikuar një artikull ku pretendon se raporton numrin e vërtetë të vdekje nga pandemia, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë shifrat e raportuara nga institucionet përgjegjëse të shteteve.

“The Economist”, përpunoi të dhëna nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë dhe ka arritur në rezultatin se numri i viktimave nga Covid-19 nuk është 5.5 milionë, por rreth 19.1 milion. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.

Për sa i përket Shqipërisë, “The Economist” vlerëson se numri i real i personave që kanë ndërruar jetë nga pandemia varion nga 12 në 15 mijë, teksa shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë vetëm 3247 vdekje.

1

Hulumtimi i bërë në 186 shtete nga “The Economist”, bazohet në një sistem kompjuterik i cili krahasuar vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë dhe numrit total të personave që kanë ndërrruar jetë pavarësisht shkakut të tyre. Diferencën prestigjozja e lidh me pandeminë pasi në rajonin në fjalë apo në shtetin në fjalë nuk ka ndodhur njonjë katastrofë humanitare që mund të ketë rritur në mënyrë drastike vdekjet nga mesatarja e tyre në kohë normale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.