E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
The Guardian: Porto Palermo mes 40 plazheve më të bukur në Evropë!
Publik News

The Guardian: Porto Palermo mes 40 plazheve më të bukur në Evropë!

Prestigjiozja britanike ‘TheGuardian’, në një artikull të fundit ka vendosur t’iu sugjerojë lexuesve të saj vende të bukura për të pushuar tani gjatë verës.

1

Mes 40 plazheve më të bukura në Evropë nuk kishte si të mungonte një plazh në Shqipëri dhe ai është Porto Palermo në Vlorë.

Në artikull thuhet se Qeparo është një fshat magjik plot me ngjyra mahnitëse dhe plazhe të fshehura. Ndërsa për plazhin në Porto Palermo shkruhet se është i bukur dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë.

“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor të afërt, në krye me një kështjellë 200-vjeçare.”, thuhet ndër të tjera në artikullin e ‘The Guardian’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.