E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
The Sun’ zbulon vendin ku mund të ndodhen  4 komandot shqiptarë që u arratisën
Uncategorized

The Sun’ zbulon vendin ku mund të ndodhen 4 komandot shqiptarë që u arratisën

Skandali i komandove shqiptarë që u zhdukën në Londër ka bëre jehonë edhe në   mediat britanike, të cilat ngrenë alarmin se ata mund të jetë duke u fshehur nga autoritetet londineze.

“The Sun” shkruan ditën e sotme se detajet e zhdukjes së komandove muajit të kaluar u mbajtën të fshehta, ndërsa policia dhe Ministria e Mbrojtjes nisën kërkimet intensive.

Sipas tabloidit britanik, Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mund të jenë fshehur në mesin e komunitetin shqiptar në Angli.

Nëse kapen ata përballen me pesë vjet për braktisje të detyrës. Gazeta shkruan gjithashtu se 4 komandot që dezertuan kishin qënë edhe në Afganistan por se paguheshin me vetëm 220 euro në muaj.

Dritan Demiraj, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare, shkroi në Facebook se e konsideronte sjelljen e tyre të papranueshme.

“Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bënë ishte tërësisht e pajustifikueshme”, shprehet ai.

Ata ishin midis 11 shqiptarëve në stërvitjen e NATO-s në Mid-Uells, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë një natë në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes.

Në këtë stërvitje morën pjesë 139 skuadra nga e gjithë bota.

Një burim thotë për “The Sun” se ata duhej të ktheheshin në kazermë dhe të niseshin për në Shqipëri ditën tjetër”.

Gazeta shkruan gjithashtu se familjet e komandove të zhdukur janë marrë në pyetje dhe hetimi po vazhdon si në Britani ashtu edhe Shqipëri. ”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.