The Telegraph: Turizmi shqiptar po eklipson dhe Kroacinë ?!
The Telegraph ka bërë një artikull interesant për Shqipërinë, duke vënë në dukje si ajo po transformohet nga një destinacion i panjohur në një vend që po fiton vëmendje gjatë sezonit veror. Analiza e tyre është e mbështetur në disa faktorë.
Një faktor i rëndësishëm është lidhja ajrore. Kompanitë ajrore Ryanair dhe Wizz Air, dy nga kompanitë më të mëdha dhe me kosto të ulët në sektorin ajror global, kanë njoftuar fluturime konkurruese nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë. Ata kanë shpallur që fluturojnë rrallë nga aeroportet si Stansted, Manchester, Liverpool, Birmingham dhe Edinburgu drejt Tiranës.
Të dhënat tregojnë se numri i turistëve britanikë në Shqipëri është rritur vitet e fundit, dhe shtimi i këtyre fluturimeve mund të sjellë një fluks të madh turistësh anglezë në vendin tonë. Një arsye tjetër për këtë interes është hapja e aeroportit të ri në Vlorë, i cili ndryshon lojën e tur operatorëve duke i çuar turistët në zemër të rivierës dhe duke u shmangur kështu kalimin nga ishulli i Korfuzit.
Sipas Telegraph, numri i turistëve britanikë në Shqipëri do të rritet për shkak të disa faktorëve. Së pari, tur operatorët britanikë do të kenë më shumë mundësi të përfshijnë më shumë destinacione në itinerarin e tyre, pasi turizmi në Shqipëri ështëp zhvilluar shumë gjatë tre dekadave të fundit. Së dyti, ka pasur një rritje të shërbimit dhe infrastrukturave akomoduese në bregdet.
Interesi për të udhëtuar në Shqipëri është aq i fortë saqë ajo ka depërtuar tregun ballkanik dhe është bërë destinacioni më i popullarizuar në krahasim me Kroacinë e njohur.
“Po shohim gjithashtu një grup klientësh më të ri, tërhequr nga populariteti i vendeve të plazheve në Shqipëri në Instagram”, deklaruan agjentët për mediat britanike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



