E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thellohet skandali/ New York Times zbulon çfarë përmbanin mbi 300 dokumentet e klasifikuara që u gjetën në rezidencën e Trump në Florida
Bota

Thellohet skandali/ New York Times zbulon çfarë përmbanin mbi 300 dokumentet e klasifikuara që u gjetën në rezidencën e Trump në Florida

Qeveria e SHBA ka gjetur më shumë se 300 dokumente me logon ‘të klasifikuara’ në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, e mes tyre edhe materiale të CIA, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI, raportoi të hënën New York Times. duke cituar shumë njerëz të informuar për këtë çështje.

1

Paraprakisht, një tjetër grup prej më shumë se 150 dokumentesh të shënuara si të klasifikuara u gjetën nga Arkivi Kombëtar i SHBA në janar, raportoi gazeta amerikane.

Avokatët e Trump i dorëzuan Departamentit të Drejtësisë së SHBA një grup të dytë materialesh në muajin qershor, ndërsa një grup i tretë materialesh u sekuestruan gjatë një bastisje të FBI-së në fillim të këtij muaji, shkruan New York Times.

Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi këto të dhëna.

As përfaqësuesit e ish-presidentit nuk dhanë komente për gazetën.

Trump iu drejtua një gjykate federale të hënën duke i kërkuar që të bllokojë përkohësisht FBI-në nga shqyrtimi i materialeve që mori më 8 gusht nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago derisa të caktohet një agjent special për të mbikëqyrur hetimin.

Kontrolli është pjesë e një hetimi federal ndaj Trump nëse ish Presidenti mori ilegalisht dokumentet kur u largua nga detyra në janar 2021 pasi humbi zgjedhjet presidenciale.

Gjatë kontrollit të saj, FBI sekuestroi 11 grupe materialesh të klasifikuara në Mar-a-Lago, disa prej të cilave u etiketuan “tepër sekret” – niveli më i lartë i klasifikimit të rezervuar për informacionin më të afërt të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe që mund të shikohen vetëm në objekte të posaçme qeveritare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.