E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thellohet tragjedia në Maliq, humb jetën edhe vogëlushja 6-vjeçare
Flash

Thellohet tragjedia në Maliq, humb jetën edhe vogëlushja 6-vjeçare

Tragjedia e ndodhur më 19 tetor në Maliq është thelluar edhe më shumë, pasi numri i viktimave ka shkuar në tre. Në zjarrin që përfshiu banesën e familjes Hazisllari humbën jetën menjëherë nëna, Merjeme Azisllari, dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Hazisllari.

Pas disa ditësh luftë për jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ka ndërruar jetë edhe vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, e cila kishte pësuar djegie të rënda. Përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë kanë rezultuar të pamjaftueshme.

Flakët përfshinë banesën brenda pak minutash, duke mos u lënë mundësi familjarëve të dilnin. Fillimisht, e vogla kishte arritur të shpëtonte duke u hedhur nga dritarja, ndërsa një fqinje i kishte ardhur në ndihmë pasi kishte dëgjuar zhurmat dhe thirrjet për ndihmë.

Sipas të dhënave të para të hetimit, zjarri dyshohet të ketë shpërthyer si pasojë e një sobe me dru. Fqinjët tregojnë se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se të dy fëmijët ishin me autizëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.