E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thellohet vjedhja e Ilir Beqes  me Ermal Kurtulajn: 4 MLN euro  me projektin fiktiv “EPHI” (Përmirëso Shërbimin Parësor)
Lajme

Thellohet vjedhja e Ilir Beqes me Ermal Kurtulajn: 4 MLN euro me projektin fiktiv “EPHI” (Përmirëso Shërbimin Parësor)

Deri tani, në dosjen e SPAK për grupin “Beqja- Kurtulaj”, janë skeduar vjedhje në shëndetësi, fshehje aksionesh, tenderë me letra false dhe pastrim parash nëpërmjet shoqatave “Good Health” e “FIAA” të Ermal Kurtulajt dhe restoranteve të Ilir Beqjes, Ermal Mamaqit e Dhurata Thanasit.

Ilir Beqja ish-  Ministër Shëndetësie dhe vartësi i tij Ermal Kurtulaj, Drejtor Menaxhimi e Kontratash te Fondi i Kujdesit Shëndetësor, kanë kryer një vjedhje “të heshtur” me vlerë 4 milionë Euro.

Këtë vjedhje, ata e kanë realizuar nëpërmjet Projektit Shëndetësor “Përmirëso Kujdesin Parësor Shëndetësor”, të sajuar nga Ilir Beqja për gjoja rilindjen e shërbimit shëndetësor publik në qendrat shëndetësore dhe komunitetet e 10 qyteteve të vogla periferike.

Në programin e këtij projekti, ishte këshillimi për cilësi në shërbimin shëndetësor parësor, për popullatën e prekur nga epidemitë; për gatishmërinë e qendrave shëndetësore përmes mjediseve efikase; përvoja e mbikëqyrjes së sëmundjeve paralajmëruese, reagimi ndaj epidemive, përmbushja e misionit të punonjësve të shëndetësisë dhe aftësia e komunikimit me popullatën.

Projekti fiktiv është deklaruar me letra, sikur është zbatuar në bashkitë Kamëz, Pukë, Klos, Kuçovë, Kolonjë, Has, Tepelenë, Patos, Selenicë e Bulqizë, me fonde nga 400 mijë Euro, të cilat sipas dokumenteve, janë përdorur për të këshillat e shërbimit shëndetësor parësor të banorëve.

Drejtues në këtë projekt, ish-ministri Ilir Beqja emëroi vartësin e tij Ermal Kurtulaj, ndërsa koordinatore projekti emëroi Artjola Zaimin, sekretare te Spitali Amerikan.

Një projekt i tillë shëndetësor i quajtur “Enhancing Primary Health Care-Këlcyrë” (EPHIK), është zbatuar në Këlcyrë gjatë muajit korrik 2022 nga Komiteti i Përbashkët i Qeverive Shqiptaro-Italiane (IADSA) me vlerë 340 mijë Euro, nisur pas kërkesës që bëri Ministria e Shëndetësisë.

Por edhe këtë projekt shëndetësor me financim italian, ministrja Ogerta Manastirliu ia dha Ilir Beqjes; vërtetuar nga fakti, që Drejtues Menaxherial i projektit, ishte përsëri sekseri dhe vartësi i tij Ermal Kurtulaj, me pagë mujore 1.5 milionë lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.