THETH/ Banorët në protestë për prishjen e ndërtimeve pa leje: Jemi pronarë me shekuj
Banorët e Thethit kanë dalë ditën e sotme në protestë. Ata kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve në zonën e tyre. Banorët janë njoftuar nga IMT e zonës Shkodër dhe nga IKMT se mjetet e tyre do të prishin ndërtimet pa leje.
Për këtë, banorët dolën në rrugën e Qafë Thores duke ndaluar mjetet e IMT Shkodër dhe IKMT të shkojnë në zonë për të vijuar me prishjen e banesave. Protestuesit, shprehen se janë me shekuj banorë dhe pronarë të tokave ku kanë ndërtuar bujtinat e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



