E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Theu rregullat e Covid-19, Ermal Mamaqi kërkon ndjesë dhe justifikohet: Më falni që nuk jam modest, por duhej të ndaja me njerëzit ato që di për jetën
Publik News

Theu rregullat e Covid-19, Ermal Mamaqi kërkon ndjesë dhe justifikohet: Më falni që nuk jam modest, por duhej të ndaja me njerëzit ato që di për jetën

Aktori  i humorit, Ermal Mamaqi ka kërkuar ndjesë për aktivitetin, ku u grumbulluan një numër i madh njerëzish.

Trajnimin ai e ka bërë më datë 30 janar në Tiranë, duke shkelur rregullat kundër Covid-19.

Kundrejt çdo rregulli anti-Covid, aktori realizoi një seminar, ku numri i personave në sallë ishte tepër i madh dhe për më tepër nuk respektohej distancimi fizik, apo dhe mbajtja e maskës.

Ai u është gjobitur, por shuma e gjobës nuk është bërë publike ende.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mamaqi është justifikuar duke thënë se në trajnim erdhën më shumë njerëz nga sa e kishin planifikuar dhe e kishin të vështirë që të mos i pranonin brenda.

Postimi i plotë:a

Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.

Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.

Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda…

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.

Por pikërisht kjo situatë  më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.

Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?

Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm  për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare.

Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja!

Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.