E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Thikat” e Alban Ramosajt fitojnë  “Këngën Magjike”
Lajme

“Thikat” e Alban Ramosajt fitojnë “Këngën Magjike”

Alban Ramosaj ka fituar çmimin e parë të ‘Kenges Magjike’

Një krijim i Brunos, Fifit dhe Albanit, me dy të parët që mesa duket kanë kaluar shumē kohë në studio gjatē 2021 për të prodhuar disa prej këngëve të festivalit të këtij viti, “Thikat” e kanë tehun e mprehtë, por jo aq sa zëri i Ramosajt sidomos gjatë refrenit të këngës. Teksti është sa i thjeshtë, aq edhe i kompleks, ku si rrallë herë këto kohë nuk mungojnë figurat letrare, ndërsa ne duhet të falenderojmë atë “të marrën” që ka frymëzuar si Albanin, ashtu edhe Fifin. Pa dashur të gëzohemi për vuajtjet e tyre në dashuri…Ndërsa muzika është ajo që të bën t’i japësh replay këngës të paktën 6 herë, para se të kesh dëshirë të dëgjosh tjetër.

Na bëhet qefi që ka artistë si Albani që nuk bëjnë kompromise asnjëherë për të sjellë “hite”, por i mbetet besnik stilit të tij. Nga ana tjetër, kështu siç e kanë nisur, Fiti dhe Bruno janë në rrugën e duhur për t’i bërë “Threedots”-at krenarë këtë edicion. Mos u çudisni kur ta shihni emrin e Albanit atje lart në fundin e festivalit. Kjo, ose interneti do mërzitet shumë nëse nuk është. /News31

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.