Thirret në SPAK, drejtoresha e AKSHI-t
Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e kësaj të marte në SPAK.
Mësohet se po pyetet lidhur me në lidhje me hetimet që po kryhen mbi kreun e ARRSH Evis Berberin dhe tenderat e mirëmbajtjes se serverëve të ARRSH-së.
Evis Berberi akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash”. Ai u arrestua pak ditë më parë.
Më herët Karçanaj është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, pas padisë së bërë më 30 dhjetor të vitit të kaluar nga eksperti i IT-së, Gent Progni.
Në padinë e dorëzuar nga Progni në SPAK, ky i fundit kërkon që Prokuroria e Posaçme të nisë hetimet për Mirlinda Karçanaj për “korrupsion pasiv” për shkelje në procedurën e tenderave dhe “shpërdorim detyre” për falsifikim dokumentesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



