Thirrja e fortë e ambasadores Kim: Nëse dikush përbën rrezik për SHBA, atëherë mund të jetë kërcënim edhe për sigurinë tuaj
Ambasadorja Yuri Kim ka bërë thirrje edhe një herë tjetër për KQZ-në që të mos pranojë kandidatët të cilët janë shpallur “non grata” nga SHBA.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja thotë se dukush që përbën rrezik për SHBA-në, mund të jetë një kërcënim edhe për sigurinë e shqiptarëve.
“Disa mund të thonë se “po, është përcaktuar nga SHBA por nuk është dënuar.” Mendoj se shumica e njerëzve me logjikë do të thonin se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e nevojës për reformën në drejtësi. Kjo nuk ka të bëjë me nëse Shtetet e Bashkuara pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë, por ka të bëjë me nëse Sekretari i Shtetit ka vendosur, pas kërkimit, informacionit, dhe kohës të bollshme që dikush përbën kërcënim për sigurinë e SHBA. Dhe nëse dikush është kërcënim për sigurinë e SHBA, mendoj se është e vlefshme që votuesit shqiptarë dhe autoritetet shqiptare të shqyrtojnë nëse ky person mund të jetë një kërcënim edhe për sigurinë tuaj”, shkruan Kim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



