Thirrja e fortë e Donald Trump , ‘Çdo gjë që kemi arritur është në rrezik’
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje votuesve që të mbështesin Partinë Republikane në zgjedhjet për Kongres.
“Çdo gjë që kemi arritur është në rrezik të martën”, tha presidenti Trump në njërin prej mitingjeve përfundimtare.
Amerikanët votojnë sot për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, për 35 nga 100 vendet e Senatit dhe për dhjetëra guvernatorë të shteteve.
Republikanët tash për tash kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, por shumë sondazhe sugjerojnë se demokratët kanë shanse të mëdha të fitojnë kontrollin së paku në Dhomën e Përfaqësuesve.
Një sondazh kombëtar, i publikuar më 4 nëntor nga Washington Post dhe ABC News, tregoi se 50% e votuesve të regjistruar preferojnë kandidatët demokratë për Dhomën e Përfaqësuesve, krahasuar me 43% që favorizojnë republikanët. REL
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



