Thirrja e Palokës për shkarkimin e Metës: Shkallmo derën dhe zgjidh problemin
Presidenti Meta është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet “çdo thirrje dhe dekreti të tij në mbrojtje të Republikës dhe rendit kushtetues” si jashtë zyrës së Presidentit dhe brenda saj dhe asnjë nuk duhet të shohë ëndrra për shkarkimin e tij. Kështu thotë zëdhënësi i Ilir Metës në përgjigje ndaj nënkryetarit të PD, Edi Paloka.
“Pse e zgjat kot Rama shkarkimin e Presidentit?! Eksperiencen e 30 qershorit e ke, prit sa te dali Meta nga zyra, shkallmo deren e zyres dhe e zgjidh problemin”.
Kjo ishte deklarata e ish deputetit demokrat Edi Paloka pak minuta më parë në një postim në rrjetet sociale, që ka sjellë edhe reagimin e zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta.
Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi i përgjigjet Palokës dhe sqaron se “të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES”.
REAGIMI I PLOTE I TEDI BLUSHIT:
Lidhur me sugjerimin e z.Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presidenti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë Presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve:
Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES.
Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



